Skip Navigation or Skip to Content
X
GOZHDOJ kal.
1. Mbërthej diçka me gozhdë. Gozhdoj dërrasat.
2. fig. Detyroj dikë të qëndrojë në vend pa lëvizur, pa bërë asnjë punë etj., e mbërthej në vend; pengoj veprimin a veprimtarinë e dikujt, punën e diçkaje etj.; e bëj të ngecë. E gozhdoi në vend. E gozhdoi sëmundja në shtrat. I gozhduan forcat e armikut.
3. fig. I mbyll gojën dikujt me fjalë e me argumente bindëse, e vë me shpatulla pas muri me forcën e arsyes. E gozhdoi me fjalë.