GRAFIT
m. min.
- Mineral shumë i butë me ngjyrë hiri të errët në të zezë, lloj i karbonit të kristalizuar që përdoret për të bërë lapsa, bojëra, në elektroteknikë etj.
- Lënda në trajtën e një teli, e përgatitur nga ky mineral, që i vihet brenda lapsit. Grafiti i lapsit.