GRAM I
m. sh.
- Njësi e matjes së peshës, e barabartë me peshën e një centimetri kub ujë të pastër në temperaturën 4 shkallë Celsius (shkurtimi g); guri i peshores që ka këtë peshë. Një gram. Peshon dyqind gramë. Një mijë gramë bëjnë një kilogram.
- fig. Diçka e paktë, sasi shumë e vogël, thërrime, çikëz. Nuk mbeti asnjë gram. Nuk lëshon asnjë gram. Pesë gramë mend ka është fare i papjekur; është shumë mendjelehtë.