GRATH
m. sh.
- Dhëmb i thyer, dhëmb i mprehtë a me majë, që të pengon në gojë. Ia shpon gjuhën grathi. Ka një grath.
- Dhëmbëz. Grathët e sharrës.
- Kashta e lirit.
- Fije kashte ose qime e shkurtër dhe e fortë që të shpon si gjemb, qime e ashpër, kreshtë (e derrit etj.). Grathit e derrit. U shpova te një grath.