Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GREKOMADH

    mb.
    1. Që është përpjekur a përpiqet për krijimin e një Greqie të madhe, duke i zgjeruar kufijtë e saj me toka të banuara nga kombësi jo greke; që ka përkrahur a përkrah një ide e synim të tillë. Borgjezia grekomadhe. Shovinizmi grekomadh. Politikë grekomadhe.
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Synimet (përpjekjet) e grekomëdhenjve.