Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GRERËZ

    f. sh. zool.
    1. Kandërr si bleta, po me trap më të vogël e më të hollë, në ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, që ka një thumb helmues; arëz. Grerëza e kumbullës (e dardhës, e mollës). Fole grerëzash. Thumbi i grerëzës. E thumboi (e pickoi) grerëza.
    2. fig. Ai që kërkon t`u bëjë keq të tjerëve, njeri i lig, keqbërës. Ishte një grerëz.

      Shprehje

      • Fole grerëzash (arëzash) keq. çerdhe njerëzish të ligj që punojnë për t'u sjellë të këqija të tjerëve; çerdhe njerëzish të këqij që zihen e grinden sa t'u hanë kokat njëri-tjetrit.