Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GRIHEM

    vetv.
    1. Grindem keq me dikë, zihem e rrihem, therem, vritem. U therën e u grinë! U grinë e u prenë.
    2. Pësoj humbje të mëdha (në njerëz ose në material) dërrmohem. U gri armiku.
    3. fig. bised. Harxhoj shumë për të bërë diçka. U grinë nga paratë.
    4. bised. Bëj diçka me shumë dëshirë, me zell e përpjekje, mundohem shumë, lodhem së bëri diçka (përdoret zakonisht në bashkëlidhje me emrat prejfoljorë asnjanës). U gri së punuari (së kërcyeri, së ngrëni, së foluri). U gri në punë.
    5. Pës. e GRIJ 1-3,
    6. Grihet me vete vuan përbrenda, e bren diçka vazhdimisht (një mendim etj.).