GRIJ
kal.
- Pres diçka në copa shumë te vogla me thikë a me brisk, copëtoj diçka imët në makina, në rende etj., e bij copa shumë të vogla; bluaj. Grij duhanin. Grij lakra (patate, qepë, molla). Grij mishin. Grij hollë (trashë). Grij me thikë( me rende). Grij me makinë mishi.
- vet. veta III. E ha pak e nga pak, e gërryen ngadalë, e bren. Krimbi grin drurin (dërrasën). Mola grin rrobat. Ndryshku e grin hekurin. Soda i grin çarçafit.
- bised. Vras një numër të madh njerëzish a kafshësh (me shpatë, me pushkë, me mitraloz etj.); dëmtoj në masë, shfaros krejt. I grin me pushkë (me mitraloz, me top). I griu me shpatë. I griu sëmundja (kolera, murtaja). I griu pemët breshri (ngrica).
- vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Me dhemb shumë diçka; më shqetëson a me ngacmon shumë diçka, më godet diçka me forcë; më mundon, më bren diçka përbrenda e s'më lë të qetë. E griu barku (koka). I grinë mushkonjat. Me griu era (të ftohtët). E griu uria ka shumë uri. Më griu malli kam shumë mall. E grin përbrenda. E grin ndërgjegjja.
- fig. bised. Bëj që të harxhojë shumë, e faros krejt. E griu nga paratë. Na griu nga vaji (nga sheqeri, nga gjalpi).
- fig. bised. Fitoj shumë. Grinte para.
- fig. bised., keq. Flas shumë dhe pa vend, llap kot. Grin mbarë e prapë. Grin gjithë ditën. Grin a s`grin!
- fig. thjeshtligj. E njoh shumë mirë një shkencë a një fushë të caktuar të dijes, jam shumë i zoti në një shkencë a në një fushë të caktuar të dijes; e di shumë mirë një lëndë që mësoj në shkollë. E grinte gramatikën. Ai të grin në matematikë (në kimi).
Shprehje
- Grin lakër (sallatë) flet shumë dhe kot; llap kot. Më grinë zorrët kam shumë uri. Korr e grin shih te KORR.