GRILË
f. sh.
- Kanat i lëvizshëm me fletë të holla prej druri ose prej lënde plastike, që vendoset jashtë dritares dhe që ngrihet e ulet ose hapet e mbyllet kur të dëshirojmë, për të penguar ose për të lejuar diellin e dritën të hyjnë brenda. Hap (mbyll) grilën. Ul grilat.
- Thurimë me shufra hekuri që shërben si derë; mur ndarës ose parmak me shufra hekuri. Grila e hyrjes.