Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GRIMCË

    f. sh.
    1. Copë shumë e vogël e ushqimeve (e bukës, e djathit etj.), që mbetet zakonisht kur hamë; thërrime, dromcë. Grimca buke (djathi). Bën grimca.
    2. zakon. sh. Pjesë shumë të vogla të një sendi; thërrime, thërrmija. Grimca pluhuri (metali, guri, akulli).
    3. spec. Molekulë; atom ose një pjesë përbërëse e tij; thërrmijë. Grimca elektrike. Grimca alfa (beta). Grimca elementare. Grimcë e ngarkuar. Grimcë e pangarkuar.
    4. gjuh., vjet. Pjesëz. Grimcë pyetëse.
    5. përd. ndajf. (së bashku me numërorin një). shih GRIM/Ë,~-A