GRINDEM
vetv.
- Bëj fjalë me dikë, zihem a hahem me fjalë me dikë; zihem. U grindën keq. U grindën me fjalë. U grindën kot (për hiçmosgjë). Grindet me të gjithë.
- Qaj, bërtas, përplas këmbët (për një fëmijë kur është i sëmurë ose kur është i shqetësuar). Grindet fëmija. Është grindur tërë natën (tërë ditën).
- vet. veta III. Leh (për qenin); hungëron. Grindet qeni. Grindet derri.
- vet. veta III fig. Fishkëllen, uturin (për erën). Grindet era.
Shprehje
- U grindën (u zunë, u shanë) për mustaqet e Çelos shih te MUSTAQ/E,~JA. I grinden trutë dikujt është në mëdyshje, nuk di ç'të bëjë.