GRISEM
vetv.
- Më hiqet një rrip a një copë nga rroba që kam veshur, pasi e kam kapur në diçka të mprehtë etj., çirrem, shqyhem. U gris në një gozhdë (në një ferrë). U gris daullja.
- Gërvishtem, çirrem. U gris nëpër ferra.
- vet. veta III. Hahet një rrobë, këpuca etj. Pak e nga pak, duke u përdorur për një kohë të gjatë. Iu grisën këpucët (çorapet, pantallonat). Nuk griset kurrë.
- Pës. e GRIS.
Shprehje
- Si u nis, ashtu u gris (u bitis) shih te NISEM.