GROMËSIRË
f. sh.
- Gazrat që dalin në mënyrë të pavullnetshme nga goja e me një zhurmë të papëlqyer, zakonisht pas ngrënies; zhurma e papëlqyer që shkaktohet gjatë daljes së këtyre gazrave. Gromësirë e fortë. Kam (më vjen) gromësirë. Shkakton gromësirë.
- fig. keq. Veprim i fëlliqur, punë e ulët, diçka e keqe; poshtërsi. Kush i ka shkruar këto gromësira?
- fig. shar. Njeri i fëlliqur, njeri i keq. Mos e dëgjo atë gromësirë!