GROPOS
kal.
- E hedh diçka në një gropë dhe e mbuloj me dhe ose me diçka tjetër; fut diçka nën tokë për qëllime të ndryshme. Gropos kashtën (bykun) për ta bërë pleh. Gropos farën në tokë.
- Shtie në dhe dikë, varros.
- fig. Bëj që dikush të pësojë një goditje a humbje shumë të rëndë, e shkatërroj krejt dikë, i bëj gropën, i bëj varrin dikujt. E groposën dhe s’ngriti më kokë.
- fig. E vras dikë, e lë të vdekur në vend; e zhduk dikë a diçka, e shfaros; i jap fund diçkaje, e përmbys diçka një herë e përgjithmonë. E groposi me një të shtënë. E groposëm të kaluarën.
- fig. Pushoj së menduari për dikë a për diçka, nuk e kujtoj më, e heq mendjen përgjithmonë nga diçka, e lë fare në harresë. E groposi dashurinë. I groposi idealet (dëshirat, ëndrrat) e dikurshme.
- E bëj gropë një vend, e thelloj në formë grope, gropoj.