GROPOSUR
mb.
- Që është hedhur në një gropë dhe është mbuluar me dhe; i varrosur, i futur nën dhe. Kufoma (kafshë) të groposura.
- usht. Që është futur në llogore a në një strehim nën tokë për t'u mbrojtur ose për të mos u dukur. Tank i groposur.
- Që është futur thellë në zgavër (për disa organe në trupin e njeriut ose të kafshëve); që nuk është i mbushur me mish, që i kanë dalë kockat (nga sëmundja, nga të pangrënët etj.). Me sy të groposur. Me faqe të groposura. Me fytyrë të groposur.