Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GRUNJËRA

    f. vet. sh.
    1. Llojet e ndryshme të grurit. Grunjëra që piqen shpejt. Grunjëra që i qëndrojnë thatësirës.
    2. Gruri që është mbjellë dhe që ka mbirë në arë, arat e mbjella me grurë. Grunjëra të pakorrura. Plehërojnë grunjërat. Blerojnë (zverdhojnë) grunjërat. U poqën (u korrën) grunjërat.
    3. Bimët grunore.