Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GRUSHT

    m. sh.
    1. Dora me gishtërinj të mbledhur e të shtrënguar; sasia sa nxë dora e mbledhur si kupë; dorë; goditje me dorë të mbledhur: e bëri dorën grusht; një grusht lajthi; që në gusht nga një grusht (fj. u.); ka grusht të fortë.
    2. fig. Goditje e fortë; kundërshtim i hapët e i vendosur; kërcënim: qe grusht i rëndë për të; grusht shteti ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish; i tregoi grushtin e kërcënoi dikë; ishte gati të zihej me dikë; ngre grushtin kundërshtoj dikë a diçka; ngre krye; shtrëngon grushtet mbledh forcat e përgatitet për t'u ndeshur me dikë.
    3. Si mb. (me numërorin një) i vogël në shtat, një pëllëmbë: një grusht njeri; në një grusht vend.
    4. Si ndajf. kruspull: u mblodh (u be) grusht.
    5. Si ndajf. fig. me radhë të shtrënguara; si një i vetëm e i bashkuar fort: u bënë grusht para rrezikut.

      Shprehje

      • Grusht për grusht dhëmb për dhëmb; e ka (e mban) në grusht e zotëron plotësisht, e ka në dorë; mbeti me një grusht miza mbeti fare pa gjë, mbeti duarthatë; i rri me grushte hundëve (dikujt) keq. e kërcënon hapur dikë, nuk e lë të marrë frymë.