Skip Navigation or Skip to Content
X
GRYKASHKË f.sh.
1. Përparëse që u varet foshnjave në qafë përpara gjoksit që të mos ndoten, kur i ushqejnë ose kur hanë vetë; gushore.
2. Grykëse që mbajnë fëmijët kur shkojnë në kopsht a në shkollë, grykëse. Grykashkë e bardhë (e zezë). Vesh (heq) grykashkën.
3. Vendi ku lidhet plugu me pjesët e tjera të damalugut.
4. Rreth metalik që shërben për të mbajtur të shtrënguar dy pjesë prej druri që lidhen a që bashkohen; grykësi që mban bucelën e rrotës së qerres.