GRYKËSE II
f. sh.
- Veshja e sipërme prej pëlhure, e hapur përpara ose prapa e zakonisht me mëngë të gjata, që mbahet gjatë kohës së punës, në shkollë, në kopsht etj.; përparëse. Grykëse e bardhë (e zezë). Grykëse pune (shkolle). Vajza me grykëse. Vesh (heq) grykësen.
- Këmishë burrash e mbyllur dhe e qëndisur, zakonisht pa jakë.
- Jelek grash i qëndisur.
- Jakë fustani që mbërthehet në grykë, jakë.
- Qafë çorapi.