GULÇOJ
jokal.
- Marr frymë shpesh dhe me vështirësi nga lodhja, nga vapa, nga një sëmundje etj.; rënkoj thellë e qaj me të mbytura nga një hidhërim a dëshpërim i madh; nxjerr gulçima, shfryj. Gulçon i sëmuri. Gulçon kali (lopa). Gulçonte nga vapa (nga sëmundja). Erdhi duke gulçuar.
- vet. veta III. Nxjerr një zë a zhurmë të fortë e të mbytur si gulçimë (zakonisht për motorët e automjetet, kur nuk punojnë mirë). Gulçon motori. Gulçon treni (makina).
- fig. Më mundon një brengë e thellë a një hidhërim i madh; shqetësohem fort, bëhem shumë merak. Mos gulço për mua.
- fig. Kam dëshirë të madhe për diçka, lakmoj shumë diçka. Gulçon pas pijes.
- vet. veta III. Del me forcë, shpërthen, gufon. Gulçon gjaku.
- kal. fig. Shqetësoj shumë dikë, e ngushtoj, i krijoj vështirësi. Më fal se të gulçova.
Shprehje
- I gulçoi zemrën dikujt e shqetësoi fort dikë; e pikëlloi dikë; e nxit dikë me ngulm për të bërë një veprim.