GUR
m. sh.
- Lëndë e fortë, e thyeshme dhe e patretshme, që gjendet brenda tokës ose sipër saj dhe që përdoret në ndërtim; copë prej kësaj lënde që përpunohet për të bërë diçka; shkëmb: gur gëlqeror; gur i gdhendur; gur femër gur që çahet lehtë për rrasa; gur kali gurkali; gur shkrepës (zjarri) strall; gur mprehës grihë; gur kufiri; gur varri; gur mulliri mokër; rrasë guri; i fortë si guri; Guri i Bardhë (top.); me një gur s'bëhet mur (fj. u.); gur, gur bëhet mur (kalaja) (fj. u.); pika shpon gurin (fj. u.); guri i rëndë në vend të vet (fj. u.); / copë e një minerali të fortë e me shkëlqim; rubin: gur i çmueshëm; guri i unazës; gurët e orës.
- mjek., veter. Trup i ngurtësuar brenda një organi të sëmurë të njeriut ose të kafshëve: gurët e veshkave (e tëmthit, e mëlçisë); gurët e dhëmbëve gurth, çmërs.
- Një nga figurat në disa lojëra: gur shahu; gur dominoje (bilardoje).
- bised. Copë prej metali që përdoret për të peshuar në një peshore: gur një kilogram (pesë kilogramë).
- bised. Bërthamë e disa frutave: gur bajameje (kumbulle, pjeshke, qershie, thane).
- fig. Peshë e rëndë; brengë e thellë: ka një gur në zemër (në shpirt).
- Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta: guri filozofik libr. lëndë fantastike që kanë kërkuar të zbulojnë alkimistët mesjetarë, e cila sipas tyre ka veti të bëjë çudira (të kthejë metalet e ndryshme në ar, të shërojë të sëmurë etj.); gur gjaku (min.) lëndë minerale në ngjyrë të kuqe të errët, që përmban shumë hekur; gur liri (leshi, mëndafshi, pambuku) bised. asbest, amiant.
- Si mb. shumë i fortë: është bërë gur; / shumë i rëndë: thesi është gur.
- Si ndajf. shumë (me mbiemrat i fortë, i rëndë etj.): gur i fortë; gur i rëndë.
Shprehje
- U bë gur (dru
- ); u bëftë gur! mallk. vdektë!; iu bë gur në opingë e bezdisi shumë dikë; (e bëri) gur e hi e shkatërroi keq diçka; i ra gurit e drurit u përpoq shumë; i rëntë gurit e drurit! kaloftë pa sjellë dëm në njerëz; i kanë rënë gurë në lug i kanë dalë vështirësi të mëdha; çau gur e dru bëri të pamundurën, bëri çmos; (e dinë) edhe gurët e rrugës (e sokakut) e dinë të gjithë; (i dhimbset) gurit e drurit u vjen keq të gjithëve; fol o gur, fol o mur! i thuhet dikujt që nuk flet fare; i futi (i hodhi, i vuri) gur në opingë i nxori pengesa, i krijoi vështirësi që ta pengojë; guri (zari) i fundit prova a mundësia e fundit; mjeti i fundit për diçka; me gurë në kokë me vështirësi të mëdha; gur kufiri pengesë e pakapërcyeshme lehtë; ai që të bëhet pengesë e madhe për diçka; gur prove libr. parim a kriter themelor sipas të cilit vlerësohet qëndrimi ndaj diçkaje; gur shahu mospërf. ai që vepron si duan të tjerët; gur themeli mbështetje e rëndësishme dhe kryesore; gur (pllakë) varri shumë i ftohtë, pa shprehur afri e përzemërsi; i ngrirë, i shtangur; i heshtur dhe i zymtë; e gjeti guri vendin u bë a shkoi diçka ashtu siç duhej; e gjuajti me gurë (dikë) foli a e shau keq dikë; ha gur e dru bën be të sigurt; ha gurin (hekurin
- ) me dhëmbë; s'e ha guri i mullirit! është shumë i fortë dikush; hodhi gurë (mbi dikë) e shau keq; hodhi gurë prapa iku për të mos u kthyer më; hedh gurin e fsheh dorën ta bën të keqen fshehurazi; është tinëzar; hodhi një gur në ujë (në lumë, në ferrë) u përpoq për diçka, nisi ta provojë një herë; i hoqi gurin e fundit nuk i la asnjë mundësi; (humbi) siguri në ujë (në lumë) u zhduk fare; (është) si guri në hobe nuk rri në një vend, ku ngryset nuk gdhihet; (është) gur mulliri (diçka) është shumë i rëndë; / (dikush) sillet rrotull kot më kot; janë gur e uror zihen keqas kur ndeshen bashkë; janë si macja me miun; s'të jep as gur për të çarë kokën është shumë dorështrënguar; me një gur vret dy zogj me një veprim arrin dy qëllime njëherësh; ka (në dorë) edhe gurin, edhe arrën i ka të gjitha mundësitë dhe bën ç'të dojë; i ka (në dorë) të gjithë gurët i ka të gjitha mjetet për të vepruar; e ka kokën gur është kokëfortë; s'lë dy gurë bashkë është njeri shumë i prapë a trazovaç; nuk lë gur mbi gur s'lë dy gurë bashkë; prish çdo gjë; bën rrëmujë të madhe; s'lë gur në këmbë trazon e ngacmon çdo gjë; është njeri i prapë; s'lë gur pa lëvizur (pa luajtur, pa trazuar, pa kthyer) bën çdo gjë për t'ia arritur një qëllimi; ka lindur prej gurit është i pandjeshëm, është zemërgur; / është shumë i durueshëm; luaj gurin (letrën
- ) e fundit; e merr me gur e me dhe (diçka) ia nis diçkaje me shumë dëshirë e me siguri të madhe; (mbeti) si guri në mes të pellgut mbeti i vetëm e pa njeri tjetër në familje; (mbeti) si guri në ujë (në zall, në lumë) mbeti vetëm e pa njeri; pëlcet edhe gurin (gur e dru) është shumë i mërzitshëm; i mërzit të gjithë; (e ndjek) në gurë e në galinë e ndjek kudo; nuk i ndahet asnjë çast; e nxjerr nga guri (diçka) bën edhe të pamundurën, është shumë i zoti; qajnë edhe gurët (për dikë) ka qenë njeri shumë i mirë, i dhimbset të gjithëve (dikush që s'jeton më); (shkoi, vajti) si guri në ujë (në lumë, në pellg) shkoi kot; humbi fare dikush; i vuri gurin e rëndë (e varrit) (diçkaje) e mbuloi përgjithmonë; / (dikujt) e zhduku fare; e groposi; i vuri gurët në zemër e shtrëngoi fort, e detyroi të bëjë diçka me forcë; i vuri gur zemrës u bë i pandjeshëm, u bë zemërgur; i zuri guri këmbët ra shumë ngushtë, s'kishte rrugëdalje.