Skip Navigation or Skip to Content
X
GURMAZ m.sh.
1. anat. Gypi i ushqimit që nga fundi i gojës e deri në stomak; pjesa e sipërme e këtij kanali, fyt. Njomë gurmazin. Iu tha gurmazi. I mbeti në gurmaz.
2. bised. Gabzherr, rryl. I dilte zëri nga gurmazi. Bërtet sa i ha gurmazi bërtet me të gjitha forcat. Mbylle gurmazin! pusho, mos fol më!
3. Gllënjkë. Një gurmaz ujë (raki). Piu ca gurmaze. * Iu shqye (i doli) gurmazi shih te SHQYHEM. Kruaj (pastroj) gurmazin shih te KRUAJ. Iu tha gurmazi (goja, buza, gryka) për diçka shih te THAHEM.