Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GURTË

    mb.
    1. Që është prej guri; që është bërë a është ndërtuar me gurë. Pllakë (rrasë) e gurtë. Mur i gurtë. Shtëpi e gurtë. Statujë e gurtë. Shkallë e gurtë.
    2. I ngurtë.
    3. fig. I fortë.
    4. fig. Që ka pamjen dhe ngjyrën e një guri, që është si pa jetë, i ngrirë. Fytyrë e gurtë.

      Shprehje

      • E ka zemrën të gurtë nuk i vjen keq për të tjerët, është zemërgur. Thëngjill i gurtë vjet. qymyrguri.