Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GUSHËKUQ

    Im. sh. zool.
    1. Zog i vogël këngëtar i ngjashëm me trumcakun, me trup të murrmë e me gushë të kuqërreme.
    IImb.
    1. Që e ka gushën të kuqe, që është me gushë të kuqe (zakonisht për shpendët). Thëllëzë (dallëndyshe) gushëkuqe. Pëllumb gushëkuq
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për shpendët).
    3. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., përçm. Xhandari (kështu e quante populli me përçmim xhandarin në kohën e regjimit antipopullor të Zogut, sepse kishte një copë cohë të kuqe në jakën e xhaketës). U përleshën me gushëkuqët.