Skip Navigation or Skip to Content
X
GUZHMË f.sh.
1. Rreth thuprash të përdredhura, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës ose me boshtin e qerres; rreth prej hekuri ose prej thuprash që përdoret për të lidhur ose për të bashkuar dy pjesë të ndryshme. Guzhma e parmendës. Guzhma e lundrës. Guzhma e trinës. E mbylli derën me guzhmë.
2. Secili nga dy rrathët e thurur prej thuprash, që vihen në këmbë për të mos u fundosur ose për të mos rrëshqitur në dëborë. Vë guzhmat. * I vë guzhmën dikujt e shtrëngoj, e detyroj dikë.