HAJDE
pasth. bised.
- përd. kallëzues. Eja. Hajde ditën! Hajde në mbrëmje! Hajde vetëm. Hajdeni me ne! Hajdeni pas meje!
- Përdoret kur thërresim, kur ftojmë, kur nxitim dikë për të nisur një punë, për të bërë diçka etj; eja. Hajdeni, more shokë! Hajde të shkojmë. Hajde të bisedojmë! Hajdeni të këndojmë (të vallëzojmë, të shëtitim)! Hajde, gështenja të pjekura! Hajde, mos ki gajle! Hajde, se nuk të lëmë vetëm!
- Përdoret kur shprehim miratim, admirim, habi, urim, pakënaqësi, mospërfillje ose ndonjë ndjenjë tjetër. Hajde, t`ju rrojë! Hajde ç`vete! Hajde ç`djalë që është! Hajde ç`trim ka qenë! Hajde djalë, hajde! Hajde bandill, hajde! Hajde mendje, hajde! Hajde, hajde, ç'paska këtej!
- Përdoret kur flasim për diçka që nuk mund të kundërshtohet, që duhet bërë patjetër ose kur flasim për diçka që është shumë e vështirë të bëhet për shkak të një kundërshtimi, të pasojave të këqija etj. Hajde ta urdhërosh atë! Hajde t`i lëshosh ato! Hajde mos e pastro! Hajde mos e qep po deshe! Hajde bëje, po të duash! Hajde merre, po të ta mbajë!