Skip Navigation or Skip to Content
X
HAKËRROHEM vetv.
1. I bërtas fort e me të egër dikujt; e shaj a e qortoj dikë me zë të lartë e me kërcënim, i kanosem dikujt, i gërmushem dhe e tremb; egërsohem shumë (edhe fig.). U hakërrohet lopëve (qenve). Iu hakërrua të birit. I hakërrohej si bishë. Të hakërrohet qeni. U hakërrua era.
2. Ngrefosem, krekosem. Hakërrohej para shokëve. Hakërrohej lart në kalë.
3. vet. veta III. Ndërzehet, merr hakoç (për dosën).