HAKMARRJE
f. sh.
- Shpagim për një të keqe, për një dhunë, për një krim a për një padrejtësi, për një fyerje, për një qortim a kritikë etj., duke e ndëshkuar a duke e dëmtuar me mënyra të ndryshme atë që e ka bërë; prirja a dëshira për të marrë hak (edhe keq.). Hakmarrje e drejtë. Hakmarrja e popullit. Ndjenja e hakmarrjes. Shpirti i hakmarrjes.
- Marrja e gjakut të një të vrari, gjakmarrja (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Vrasje për hakmarrje.