Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HALL

    m. sh.
    1. Gjendje e vështirë kur njeriu vuan nga mungesa e diçkaje etj.; brengë; nevojë e madhe; telash, e keqe: hallet e jetës; njeri me halle; jam në hall; është halli që...; e ka nga halli e jo nga malli; i qan hallin kalorësit se i varen këmbët (fj. u.) shqetësohet kot për dikë që i ka punët mirë.
    2. Zgjidhje, rrugëdalje: si do t'i vejë halli? si do të zgjidhet?
    3. Si ndajf. keq: hall kështu, hall ashtu.

      Shprehje

      • I qaj hallin (dikujt) i tregoj hallin tim për t'u këshilluar me të; më vjen keq dhe merakosem për të.