Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HALLAKAT

    kal. bised.
    1. Shpërndaj andej e këtej një grumbull a një tufë. Hallakat dheun (plehun). Hallakat misrin. Hallakat pulat. I hallakati njerëzit.
    2. Hap diçka të mbledhur a të mbërthyer mirë, zgafulloj; prish. Hallakat rrobat. Hallakat murin.
    3. E çoj dikë lart e poshtë që të mos mbarojë punë; e bëj të merret me gjëra të ndryshme e pa rëndësi; e sorollat pa i mbaruar punë (edhe fig.). E hallakati rrugëve. E hallakati kot. Ai të hallakat e s`të mbaron punë.

      Shprehje

      • I hallakati brinjët dikujt e rrahu fort sa i theu brinjët.