Skip Navigation or Skip to Content
X
HANE II pj.
1. Përdoret për të dhënë shkallën më të lartë të habisë. Hane sa i thellë! Hane sa i gjatë! Hane sa larg! Hane sa do kjo punë!
2. Përdoret e përsëritur kur kemi një kundërvënie, një mospajtim a mospërputhje, me kuptimet «ku; tjetër; çfarë». Hane ti, hane ajo. Hane ç`them unë, hane ç`thua ti. Hane tas, hane hamam tjetër flas unë, e tjetër thotë ai. * Hane ku në një vend të largët, diku larg. Hane kur në një kohë të largët e të papërcaktuar.