HAP
Ikal.
- Lëviz ose tërheq një derë etj. të mbyllur, për të lënë të lirë lëvizjen a kalimin: hap portën (dritaren); / i heq diçkaje mbyllësen, kapakun a mbulesën; çel; kund. mbyll: hap shishen (tenxheren).
- Heq një pengesë (në rrugë): hap rrugën nga bora.
- Shpalos, çmbledh; largoj pjesët e puthitura; kund. mbyll: hap çadrën; hap këmbët; hap librin.
- Edhe fig., lë të rrjedhë uji etj: hap rubinetin (e ujit); hap dritën (qarkun elektrik).
- Çaj diçka të re, e zgjeroj ose e thelloj: hap një kanal (një gropë, një tunel); hap tokë të re. 5. bised. operoj: mjeku ia hapi stomakun (barkun).
- Edhe fig., filloj të shkruaj; bëj ose lë të nisë një punë a veprimtari e re; shpall fillimin e diçkaje; përhap, shpërndaj; nis i pari: hap kllapat (thonjëzat); hap mbledhjen (festivalin); hap gojën filloj të flas; hap veshët (për të dëgjuar më mirë); hap sytë (për të parë më mirë); hap fjalën përhap lajmin; hap diskutime (sherre) bën që të lindin diskutime (sherre); hap rrugën (për zhvillim); hap perspektiva; i hapën dyert e shkollave i nisën mësimet në shkolla; hap dosjet (për hetim); na hapi shumë probleme; hap zjarr filloj të qëlloj; / fin. çel një veprimtari financiare: hap librezë kursimi.
- jokal. v. III çel, lulëzon: hapi qershia.
- jokal. v. III fillon të zbardhë, agon; fillon të kthjellohet (koha): hapi dita; hapi moti.
IIm. sh.
- Një hapje e këmbës, kur ecim ose kur kërcejmë; çap; largësia ose hapësira e kësaj hapjeje, që merret edhe si masë gjatësie: një hap para (prapa, djathtas); numëron hapat; me gjysmë hapi ngadalë.
- Mënyrë ecjeje e njeriut, e kalit etj.: me hap rreshtor; nis (ndaloj) hapin; / zhurma që dëgjohet gjatë kësaj ecjeje: dëgjohen hapa. 2. fig. përparim në një fushë të caktuar; mënyra si veprojmë për të përparuar, për t'ia arritur një qëllimi etj.: hap i sigurt (i gabuar); bën hapa prapa shkon prapa në procesin e zhvillimit; bën hapa në vend mbetet në vend, nuk përparon.
Shprehje
- Me hapin e breshkës shumë ngadalë; hap pas hapi këmba-këmbës; pa ndërprerje; kaq e ka hapin (çapin
- ).