Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HAPËSIRË

    f. sh.
    1. Shtrirje e pakufizuar në të gjitha drejtimet e përmasat; shtrirje e gjerë brenda caqesh të caktuara, vend i hapët e i rrafshët, vend i gjerë e i lirë; pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës ose të ujërave. Hapësirë e pafund (e paanë). Hapësira ajrore (qiellore). Hapësirë e lirë (e madhe). Hapësirë tokësore (ujore, detare). Hapësirë ndëryjore (ndërplanetare, kozmike). Gjeometri në hapësirë stereometri. Çan hapësirën. Shkeli hapësirën ajrore. Fluturoi në hapësirë. Ndriçon në hapësirë.
    2. filoz. Një nga format kryesore, të përgjithshme e objektive të qenies së materies në lëvizje, e cila shpreh karakteristikat e objekteve materiale, si gjatësinë, gjerësinë, lartësinë, formën, ndërtimin e tyre dhe largësinë ndërmjet tyre. Koha dhe hapësira.
    3. Pjesa e brendshme, e zbrazët e diçkaje, brendësia e diçkaje. Hapësira e kraharorit (e barkut). Hapësira e kafkës. Hapësira e hundës. Hapësira e mitrës.
    4. Zbrazëtia që ndan një send nga një tjetër, një pjesë nga e tëra etj.; largësia ndërmjet dy pjesëve të diçkaje. Hapësirat e trurit. Hapësira ndërmjet molekulave (ndërmolekulare). Hapësira ndërmjet vrimës dhe boshtit të qerres. Hapësirat e vijave. Hapësira ndërmjet rreshtave.

      Shprehje

      • Liria e hapësirës ajrore (liria e ajrit) shih te LIRI,~A.