Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HARAM

    m. bised.
    1. Diçka e palejueshme, gjë e ndaluar; diçka që nuk është fituar me punë të ndershme e me djersë, diçka që nuk të takon a që nuk e meriton; kund. hallall. E pastë haram! mallk. Iu bëftë haram! mallk. S'do (s'merr) haram. E hante bukën haram. Harami s`bëhet hallall. fj. u.
    2. edhe sh. ~A, ~AT. Njeri i prapë, njeri i keq, nga i cili s'ke dobi. Harami i shtëpisë. Iu bë djali haram.
    3. përd. mb. I prapë, i keq; që s'vlen, i padobishëm. Djalë haram. Gjë harame. Mall haram.

      Shprehje

      • Ia bën haram diçka ia prishi, ia nxiu, ia bëri që të mos kënaqet me të.