Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HARBOJ jokal.,

    bised.
    1. keq. Bredh pa fre në vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shkoj sa në një vend në tjetrin. Harbon shumë (kot më kot, andej e këtej). Harboi nëpër botë. Harboi tërë natën.
    2. Vrapoj, eci me vrap; nxitoj, eci me të shpejtë; iki nga një vend, largohem. Harboi kali. Harboi nëpër fushë.
    3. Kërcej, hidhem e lodroj, duke bërë rrëmujë e zhurmë. Harbojnë fëmijët. Harbojnë qengjat. Harbojnë nëpër livadh.
    4. vet. veta III. Rritet tej mase, zhvillohet shumë, harliset (për bimët). Harboi lisi (hardhia). Harboi (pambuku, misri). Harbuan kumbullat (pjeshkat).
    5. keq. Bën si i shfrenuar, tërbohet, e kalon masën. Harboi kali (mushka). Harboi era (shiu).
    6. fig. keq. Bëhem i papërmbajtur, s'u vë fre ndjenjave, dëshirave dhe epsheve, shthurem e jepem pas qejfeve; azdisem. Kërcenin e harbonin. Harbonte me vajza. Harboi pas pelave.
    7. kal. fig. keq. E bën të papërmbajtur; e tërbon. E harboi pija (rakia, vera).
    8. kal. vet. veta III. E rrit tej mase, e zhvillon shumë, e harlis. E harboi grurin plehu. E harboi shiu barin.
    9. kal. Prish, çart, ia largoj diçka. Ia harboi gjumin fare. Ia harboi gazin (gëzimin).