Skip Navigation or Skip to Content
X
HARR kal.
1. Shkul a heq barërat e këqija nga të lashtat; pastroj a qëroj të lashtat nga barërat e këqija. Harr barërat e këqija (gramin). Harr të lashtat (grurin, tërshërën). Harr arën (kopshtin).
2. Rralloj misrin e bimët e tjera; krasit hardhinë a pemët e tjera, kij. Harr misrin. Harr bostanet (vreshtat). Harr rrushin (hardhinë, pemët).
3. fig. Heq pjesët e tepërta a të dobëta të një shkrimi ose të një vepre letrare, shkencore etj., e pastroj, e kreh. Harr tregimin (dramën, romanin). Harr një studim.