HARRJE I f.sh.zool.
Kandërr shumë e vogël, me krahë të bardhë e të tejdukshëm, që del zakonisht në kohë të vapës, fluturon tufa-tufa duke lëshuar një zë të hollë, që hyn në sy a në vesh ose të pickon lëkurën. Iu ngjitën harrjet. Na hëngrën (na grinë) harrjet. Është si harrje të bezdis e të mërzit vazhdimisht, është shumë i mërzitshëm. * Iu bë harrje dikujt iu qep dikujt dhe e mërziti shumë, e bezdisi tej mase.