HARROHEM vetv.
1. Jepem aq shumë pas diçkaje, sa harroj ku jam ose lë mënjanë çdo gjë tjetër, zhytem thellë në një punë, mbetem pas diçkaje duke u shkëputur prej çdo gjëje përreth; habitem shumë, shastisem. Harrohet në punë. Harrohet në kujtime. Harrohet pas librave. U harrua pas zogjve. Harrohet duke luajtur.
2. Bie në një gjendje dremitjeje, kotem; më zë gjumi për pak kohë. U harrua plaku. U harrua nja një orë.
3. Qëndroj për shumë kohë diku larg; shkoj diku e kthehem shumë më vonë nga ç'më presin. U harrua në kurbet. M`u harrua djali. Ku u harrove kështu?
4. Shkoj kohën e heq mërzinë duke u marrë me diçka. Harrohem me djalin. Harrohej me tespihet.
5. bised. Matufosem, lenohem; prishem nga mendtë, çmendem. U harrua plaku.
6. vet. veta III. (zakon. me pjesëzën mohuese nuk, s’). Nuk mbahet mend, nuk kujtohet dot; (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) më del nga mendja. U harrua ajo fjalë (ajo kohë). S`i harrohet emri. S’harrohet kurrë. S`më harrohet ajo ditë.
7. vet. veta III. Del nga kujtesa, pushon së qeni shprehi, nuk përdoret më, lihet, humbet. Zanatin po s'e punove, harrohet. Zakonet e mira s`harrohen. Gjuha e nënës nuk harrohet.
8. Pës. e HARROJ. * Iu harroftë (iu shoftë, i humbtë) emri! mallk. shih tek EM/ËR,~RI.