Skip Navigation or Skip to Content
X
HARRUR f.sh.
Rrallishtë misri, harrë, bitërr. Mbledh të harrurat. U hedh të harrura qeve.
HARRUR mb.
1. Që i janë hequr barërat e këqija, që është pastruar a është qëruar nga barërat e këqija. Arë e harrur. Misër (grurë) i harrur.
2. Që është rralluar (për misrin e për bimët e tjera); që është krasitur (për hardhinë e për pemët). Misër i harrur. Hardhi e harrur.
3. fig. Që i janë hequr pjesët e tepërta a të dobëta, që është krehur. Punim (studim) i harrur.