Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HARXH

    m. kryes. sh. bised.
    1. Ushqimet që blihen për t'i përdorur për një kohë të caktuar, për një festë etj.; sendet ushqimore që janë të nevojshme e që blihen për të përgatitur një gjellë a një gatesë tjetër; lënda që përdoret për të ndërtuar diçka; astari, kanavaca, kopsat etj. që duhen për të bërë një veshje a diçka tjetër. Harxhet e shtëpisë. Harxhet e dimrit. Harxhet e javës. Harxhet e byrekut. Harxhet e tavanit. Harxhet e kostumit. Harxhet e dyshekut (e jorganit). Shkonin në dasmë me harxhe. Sosën harxhet.
    2. Të hollat që prishim për të blerë a për të bërë diçka; shpenzime. Harxhet e dasmës. Harxhet e darkës. Harxhet e varrimit. Harxhet e udhëtimit.
    3. Cohë, pe me ngjyra etj. që përdoren për të zbukuruar veshjet popullore dhe për të qëndisur. Harxh i kuq (i zi). Xhybe (anteri) me harxh. Jelek i punuar me harxh. Pushkë me harxh.