Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HAZINE

    f. sh. vjet.
    1. Thesar. Hazine e fshehtë. Hazineja e parave (e florinjve). Zbuloi hazinenë.

      Shprehje

      • Gjeti hazinenë iu krijuan kushte shumë të mira ekonomike, të cilat nuk i priste, ra në bollëk të madh. E ka zemrën hazine është zemërgjerë, e ka zemrën det.