Skip Navigation or Skip to Content
X
HEDHUR f.sh.
1. Kërcim së larti a së gjati. Me dy të hedhura. Bëri një të hedhur.
2. Fjalë ose shprehje e thënë tërthorazi dhe larg e larg për dikë a për diçka; fjalë ose shprehje që ka diçka të fshehtë a një thumb, romuz, shpoti. Flet me të hedhura. Është tërë të hedhura.
3. vet. sh. Hedhurina. Koshi i të hedhurave.
4. Një sasi e caktuar ushqimesh që hidhen njëherësh në një enë për t'i gatuar. Një e hedhur fasule. Ka edhe dy të hedhura.
HEDHUR mb.
1. Që është flakur poshtë si i pavlefshëm a i panevojshëm, që nuk hyn më në punë, i flakur. Sende (gjëra) të hedhura hedhurina.
2. Që është sjellë diku nga një vend tjetër, që nuk është i atij trualli. Dhe i hedhur. Gurë të hedhur.
3. I gjatë e i zhvilluar (kryesisht për trupin e njeriut); i lartë, i ngritur. Me trup (me shtat) të hedhur. Mal i hedhur. Kodër e hedhur.
4. Që ka dalë përpara a është ngritur përpjetë, i kërcyer. Me gjoks të hedhur. Me mollëza të hedhura.
5. fig. Që është i shkathët, i zhdërvjellët dhe i gjallë; që vepron vetë, që është guximtar dhe i futur në jetë. Njeri i hedhur. Djalë (fëmijë) i hedhur. Vajzë e hedhur. Është i hedhur. * Lëmë i hedhur a) grurë i pastër, i qëruar; b) njeri i pastër nga shpirti, njeri i ndershëm e shumë i mirë. Lëpin kockat e hedhura shih te LËPIJ.