Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HËNOR

    Im. sh.
    1. Dash a cjap i patredhur, që mbahet për ndërzim. Hënori i tufës.
    2. Ai që sillet me teka, njeri me hënë, njeri me orë.
    3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (cjap) hënor. Njeri hënor.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me Hënën, që i përket Hënës, i Hënës; që ndodhet a ndodh në Hënë; që i ngjan sipërfaqes së Hënës. Lëmshi hënor. Gjysmërruzulli hënor. Eklipsi hënor. Vullkan (krater) hënor. Pamje hënore.
    2. Që matet sipas rrotullimeve të Hënës rreth Tokës ose sipas ciklit të saj të plotë. Muaj hënor. Ditë hënore. Vit hënor. Kalendari hënor.
    3. poet. Që ndriçohet nga hëna, që është me hënë. Natë (mbrëmje) hënore.
    4. fig. Që është i zbehtë ose i rrumbullakët si hëna. Fytyrë hënore.