HELLË
ndajf.
- Në një largësi të madhe nga lart poshtë, duke u nisur nga sipërfaqja e tokës a e ujit; shumë poshtë sipërfaqes, në thellësi; në fund a afër fundit të diçkaje; pingul nga lart poshtë, drejt fundit të diçkaje; në brendësi të diçkaje, mjaft brenda. Thellë në tokë (në pus, në gropë, në ujë, në det, në liqen). Thellë në mal. Thellë në mish (në tule, në kockë). Thellë në bark, shpoj (fut, shtie, çaj) thellë. Hyri (u fut, u zhyt) thellë. E lëroi thellë. I ka hyrë gjembi thellë. I ka mbledhur plaga thellë. Ndodhet thellë. Këtu është shumë thellë ka thellësi të madhe (për lumin, liqenin, detin).
- Larg nga kufiri, nga skaji a nga fillimi i një vendi, në brendësi. Thellë në mal (në pyje). Thellë në veri. U fut thellë. Hyri thellë në zonat e armikut (në prapavijë).
- Me gjithë mushkëritë; nga brendësia e kraharorit dhe ulët e mbytur; në brendësi. Marr frymë thellë. E thithi thellë. Rënkoi (psherëtiu) thellë.
- fig. Shumë kohë më parë, shumë shekuj më parë, në një kohë të largët. Thellë në lashtësi (në mesjetë).
- fig. Duke hyrë mirë në thelbin e gjërave, duke e shqyrtuar e duke e arsyetuar diçka mirë, me baza e në mënyrë të shumanshme, duke i peshuar, shkaqet e pasojat; kund. përciptas. E studioi (e mendoi, e arsyetoi) thellë. E njeh thellë. I hyri thellë çështjes e studioi a e shqyrtoi çështjen me rrënjë.
- fig. Shumë, në mënyrë të theksuar; fort; në mënyrë të plotë, plotësisht. Përkulem thellë. Fitoi thellë. Gaboi thellë gaboi rëndë.
- fig. Në një shkallë shumë të lartë, fuqishëm (për ndjenjat); në brendësi të shpirtit, me gjithë shpirt. U dëshpërua thellë. E ndjeu thellë. U prek thellë.
Shprehje
- U fut thellë e kaloi kufirin e caktuar, e kaloi masën e diçkaje. Sa më thellë aq më të ruda iron. shih te RUDË,~A.