Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HELMËT

    mb.
    1. Që ka helm, që përmban lëndë helmuese; helmues. Bimë (lule) e helmët. Farë e helmët. Lëng (gaz) i helmët. Flutur e helmët.
    2. edhe fig. Shumë i hidhur; që të hidhëron shumë, që ta bën zemrën vrer; që të vret shpirtërisht. Pelin i helmët. I helmët si vrer. Fjalë të helmëta. Dhimbje e helmët. Mendim i helmët.
    3. fig. I hidhëruar shumë, i pikëlluar. Me shpirt të helmët.