Skip Navigation or Skip to Content
X
HENDEK m.sh.
1. Vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj. për të mbledhur ujërat, për t'u mbrojtur, për t'u strehuar, për t'u fshehur etj. Hendek i thellë. Hendek kullues. Hendek mbrojtës. usht. llogore. Në buzë të hendekut. Hap (çel) një hendek. Kaloj (kapërcej) hendekun.
2. fig. Largesë që ndan njerëzit, shtresat shoqërore etj. për shkak të kushteve të ndryshme ose të mosmarrëveshjeve; dallim i theksuar ndërmjet njerëzve, klasave etj. që s'i lë të bashkohen. Hendek i madh. I ndan një hendek. Ngushtohet hendeku. Zhduk hendekun ndërmjet kuadrove e masave. Thellohet hendeku ndërmjet klasave të shoqërisë borgjeze.
3. fig. Pengesë, vështirësi e madhe. Ka hendek (ajo punë). E hodhi (e kaloi, e kapërceu) hendekun i kaloi vështirësitë. * Çel një hendek shih te ÇEL. E hodhi në hendek dikë e braktisi, e hodhi tutje. Ndalu beg se ka hendek shih te BEG,~U.