Skip Navigation or Skip to Content
X
HEQËS I m.sh.anat.
1. Eshtër e hollë, e gjatë dhe e lakuar, që bashkon kockën e gjoksit me supin; kocka e gjoksit të shpendëve, shpori. Heqësi i pulës. Ka thyer heqësin.
2. Kunji që bashkon shtizën e parmendës me zgjedhën; shtiza e qerres. Heqësi i parmendës. Heqësi i qerres.
3. bised. Ai që qëllon mirë me pushkë, qitës i mirë. Heqës i zoti.
4. bised. Kandar me bisht. E peshoj me heqës. E vë në heqës i vajti thika në heqës arriti në një gjendje shumë të vështirë sa s'durohet më; i vajti thika në kockë.