Skip Navigation or Skip to Content
X
HEQËS II m.sh.
1. Thikë e përkulur e me dy doreza, që përdoret për të gdhendur bishta sëpatash, kazmash etj., duke e hequr nga vetja. E gdhend me heqës.
2. usht. Kunj i vogël metalik, që e mban të larguar gjilpërën e shkrepjes nga kapsolla; këmbëza e pushkës që e tërheqim me gisht. Heqësi i pushkës. Heqësi i granatës. Heqësi i shkrepjes. Unaza e heqësit.
3. Rrjetë që përdoret për të zënë peshq duke e tërhequr në ujë. Hedh heqësin. Gjuaj me heqës.
4. krahin. shih HEQËS/E,~JA
5.
6. Ai që merret me heqjen e diçkaje në një punë (punëtori që heq tullat nga furra, ai që heq të brendshmet e bagëtive të therura etj.). Heqësi i tullave.
7. fin., vjet. Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i të hollave; Heqësi i parave.