HERË
f. sh.
- kryes. nj. Kohë ose pjesë kohe kur ndodh diçka; pjesë kohe e marrë si njësi matjeje; rast a ngjarje që përsëritet; radhë: (është) hera e parë (e dytë); disa (këtë) herë; më të shumtën e herës; një herë e përgjithmonë (njëherë e mirë) përfundimisht; në mënyrë të plotë e të prerë; herë më herë gjithnjë; herë pas here kohë pas kohe; një herë për një herë përkohësisht; më bie hera më shpie puna; matu shtatë herë e fol një herë (fj. u.).
- Si ndajf. herë-herë; në një çast, një kohë, një rast: herë mirë, e herë keq; herë qante, herë qeshte.
- vjet. Stinë: herët e motit.
Shprehje
- Një herë në hënë shumë rrallë; në krye të herës në kohë të lashta; në fillim të diçkaje.