Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HERËT

    Imb.
    1. shih HERSH/ËM (i),~ME (e) 1,
    IIndajf.
    1. Në fillim të ditës a të natës ose në fillim të një periudhe, në çastet, në orët a në ditët e para; shpejt; përpara kohe, më shpejt se zakonisht; kund. vonë. Herët në mëngjes. Dje (pardje) herët. Herët në pranverë. E mblodhën misrin herët. Ngrihem (çohem, zgjohem, bie të fle) herët. Ka ardhur (u nis) herët.
    2. Në kohë të lashta, shumë kohë përpara, dikur në të kaluarën. Që (qysh) herët. Si herët. Ka ndodhur herët.

      Shprehje

      • Herët (shpejt) a (ose) vonë pas një farë kohe, në një të ardhme që do të vijë patjetër (për diçka që do të ndodhë medoemos).